Kolegji Zgjedhor njëlloj si KQZ ka lënë në fuqi datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, duke hedhur poshtë vendimin e Presidentin Ilir Meta që zhdekretoi këtë datë.
Vendimin Kolegji Zgjedhor pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga Partia për Unitet Kombëtar, pjesë e koalicionit të majtë, që kishte kërkuar çregjistrimin nga zgjedhjet për shkak të dilemave ligjore që u shfaqën pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga Meta.
Idejet Beqiri, kreu i PUK-, sqaroi të gjitha arsyet që e çuan drejt Kolegjit Zgjedhor dhe hapin pas këtij vendimi duke e lidhur me paqarësitë juridike.
Unë mund të kem mendime personale të mia, por problemi ishte se vendimarrja jonë ishte mbi të gjitha politike dhe juridike. Kur ndodhesh në dilema të tilla, një forcë politike serioze unë vlerësova që Uniteti Kombëtar, duhet ta bëjë dhe gjetëm zgjidhjen më të mirë se sa kjo që organi më i lartë të vendosëm ta ankimojmë për të mësuar nëse ka të drejtë KQZ apo Presidenti", tha Beqiri.
Mësohet se Partia për Unitet Kombëtar iu drejtua KQZ –së për t’u çregjistruar pasi kjo e fundit nuk e miratoi kërkesën ju drejtuan Kolegjit Zgjedhor. Edhe Kolegji e nuk ndryshoi e la në fuqi dekretin e parë të Metës që caktoi datën 30 qershor si ditën e zgjedheve.