INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet projekti i Bashkisë, kopshte dhe çerdhe në vendin e punës

Zbulohet projekti i Bashkisë, kopshte dhe çerdhe në vendin e punës

Publikuar më: 14:05 24-06-2019

Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopsht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive.

Kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se puna për ngritjen e këtij projekti pilot në kryeqytet do të fillojë menjëherë në mandatin e dytë, çka jo vetëm do zbusë fluksin për regjistrimin në institucionet e arsimit parashkollor, por njëkohësisht edhe do të rrisë efikasitetin në punë të punonjësve.

“Ka ardhur koha që të eksperimentojmë atë që ndodh në shumicën e vendeve skandinave, ku një bankë e madhe, një kompani e madhe telekomunikacioni, një kompani e madhe fasone, duke kalkuluar që produktiviteti, sidomos i zonjave që punojnë, është më i madh nëse fëmijët gjatë kohës që ato punojnë kanë një shërbim, kopshte e çerdhe, besoj se ka ardhur koha ta pilotojmë edhe në Tiranë.

Dua ta fillojmë mandatin e dytë jo me situatën e emergjencës, por me një situatë tjetër ku të ftojmë kompanitë e para, qofshin këto fason, banka, telekomunikacion, apo institucione shtetërore. Do ishte në të mirën e Bashkisë së Tiranës që ne vetë njëherë të krijonim një çerdhe publike në premisat e bashkisë për vetë Bashkinë e Tiranës. Do siguroheshim që nënat që punojnë në Bashki të kishin një produktivitet më të lartë, falë faktit që brenda në institucion është ruajtur një hapësirë për çerdhe ose kopsht”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0026450157165527