INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tërhiqet Universiteti Bujqësor, marrëveshje me Bashkinë për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz

Tërhiqet Universiteti Bujqësor, marrëveshje me Bashkinë për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz

Publikuar më: 12:09 13-04-2019

Universiteti Bujqësor dhe Bashkia e Tiranës kanë arritur një marrëveshje për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz.

Dy institucionet njoftuan nëpërmjet një deklarate për mediat se është rënë dakord që të vijoje puna për ndërtimin e institucionit arsimor që do të mbajë emrin “Nënë Tereza”.

Në deklarate theksohet nevoja që komuniteti ka për një shkollë dhe se Universiteti Bujqësor është dakord që ajo të ngrihet në territorin qe përfshihet brenda kampusit.

Për një jave studentët me mbështetjen e pedagogëve protestuan duke kundërshtuar projektin. Madje nuk munguan as përplasjet me forcat e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0020840167999268