INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Në kampusin e Universitetit Bujqësor ka motel me orë

Veliaj: Në kampusin e Universitetit Bujqësor ka motel me orë

Publikuar më: 14:54 11-04-2019

Kryetari i Bashkisës së Tiranës Erion Veliaj gjatë vizitës me kryeministrin Edi Rama në konviktet e Qytetit Studenti u tha studentëve se në kampusin e UBT-së ekziston një motel, dhe teksa po e shpjegonte këtë situatë ai u drejtua vajzave që kishte përballë:

“Po motel me orë, ju jeni goca dhe e kuptoni shumë mirë se çfarë do të thotë. Edhe në dabatin që kam patur me rektorin i kam thënë që duhet të jetë konsistent, pasi aty dikur është ndërtuar një motel, po motel me orë dhe jeni goca dhe e kuptoni se ça po them, motel me orë brenda në kampus. Po të isha unë prind që të kisha gocën aty nuk mund të lejoja që fëmija im të shkonte në një shkollë ku ka motel afër, do e kapja për fyti atë që drejton këtë universitet”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0021460056304932