INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama dhe Veliaj si ''mishi me thoin''

Rama dhe Veliaj si ''mishi me thoin''

Publikuar më: 22:21 28-03-2019

Kryebashkiaku Erion Veliaj mendon se me Ramën është “si mishi me thoin”.

Në një intervistë ne “Opinion”, Veliaj ka thënë se nuk ka aspak xhelozi mes tyre për disa sondazhe që e nxjerrin Veliajn më popullor se Rama. Sipas kryebashkiakut, këto sondazhe janë të pasakta, pasi perceptimi i qytetarëve është i ndryshëm si edhe vetë puna e kryebashkiakut dhe kryeministrit.

Pjesë nga intervista:

Mishi me thoin nuk e di të jenë më afër se ç’jam unë me Edi Ramën. Nuk di një kryeministër të ketë qenë kaq afër me kryetarin e Bashkisë. Sinkronizimm, vendimmarrje dhe pasion si në këto vite unë nuk di të ketë pasur.

-A ka ngjallur xhelozi që jeni më popullor se Rama në disa sondazhe?

Ky është një nonsens. Kryetari i Bashkisë është më në terren, edhe balta është më e shpeshtë për kryeministrin, kjo për shkak të llojit të punës, unë jam gjithë ditën në terren. Kur ka ndonjë sondazh është Edi Rama që ma thotë i pari me krenari, dikush që më ka mbështetur edhe jashtë kamerave.

Article Logic
Execution time: 0.002636194229126