INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por ka një kusht...

Rama i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por ka një kusht...

Publikuar më: 15:36 23-03-2019

Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë për opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, duke i vënë opozitës një kusht.

“Hajdeni uluni dhe ta miratojmë atë së bashku. Ta eksperimentojmë në disa zona votimin elektronik. Jemi gati të propozojmë çdo masë kundër shitblerjes së votave që propozon doktoresha e shkencave horoskopike Monika Kryemadhi. Nëse një fitoni një bashki më shumë se ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë. Lulzim Basha i ka tmerr zgjedhjet se nuk i fiton dot. Se nuk i fiton dot as në partinë e tij pa i vjedhur. Sikur ne të mos futemi në zgjedhje, prapë Luli s’i fiton dot. Mund t’i vjedhë zgjedhjet por jo t’i fitojë. Një burrë që e ka humbjen të shkruar në ballë”, u shpreh Rama.

Në mitingun e zhvilluar në Sheshin “Nënë Tereza”, Rama tha se mazhoranca socialiste është e hapur që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe atë Penal për të gjithë ata që përfshihen në krimin zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127