INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkimi i Panuçit, Duka flet për të ardhmen e Kombëtares...

Shkarkimi i Panuçit, Duka flet për të ardhmen e Kombëtares...

Publikuar më: 14:44 23-03-2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për herë të parë pas shkarkimit të Panuçit. Njëkohësisht ai ka konfirmuar edhe takimin me ish-trajnerin e Napolit, Edi Rejan.

Në një prononcim për “Balkanweb” Duka ka kërkuar që ta lërë pas shpine humbjen me Turqinë dhe ka theksuar që gjithçka të fokusohet tek Andorra.

“Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon”, u shpreh Duka.

Armand Duka konfirmon dhe takimin me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që ka qenë i pranishëm në stadium ditën e djeshme, por nuk jep asnjë detaj më shumë sesa kaq për 73-vjeçarin.

“Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, thotë Duka, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares.

Article Logic
Execution time: 0.0030210018157959