INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Tifozat Kuq e Zi” mposhtin Dukën, ja slogani i kombëtares në Euro 2016

“Tifozat Kuq e Zi” mposhtin Dukën, ja slogani i kombëtares në Euro 2016

Publikuar më: 20:59 02-05-2016

Kombëtarja shqiptare, që për herë të parë merr pjesë në një turne futbollistik kaq të rëndësishëm, do të ketë një slogan të sajin, i cili do të stampohet në autobusin me të cilin do të udhëtojnë kuqezinjtë drejt stadiumeve përkatëse. Ai është: “O sa mirë me qenë shqiptar!” Ky është verdikti i votimeve të tifozëve shqiptarë në seksionin përkatës të faqes së UEFA-s në internet, i publikuar ditën e sotme nga qeveria e futbollit europian.

Me një fjalë, bie poshtë slogani që naltoi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë prezantimit të projektit të “Arena Kombëtare”, ku zyrtarizoi me të vetën: “Ti Shqipëri më jep nder!” Në fakt, ky varg i famshëm i Naim Frashërit është i stampuar në uniformat e reja, të këtij Europiani, të kombëtares së drejtuar nga De Biazi. Por, nisur nga votat e tifozëve kuqezinj, ai nuk ka marrë legjitimitetin zyrtar nga UEFA.

 “Ti Shqipëri më jep nder” do të mbetet ashtu sikurse është stampuar nga “Macron” në fanellat e lojtarëve, ndërsa slogan identifikues i Shqipërisë në “Euro 2016” do të jetë “O sa mirë me qenë shqiptar!”. Kjo shprehje “lapidare” është përdorur për herë të parë nga tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi”, për t’u bërë më tej i famshëm dhe baneri më i përdorur në stadiumet, ku ka luajtur Shqipëria. Një betejë e fituar nga tifozët e kombëtares në rastin në fjalë kundrejt FSHF-së, një fitore e vulosur nga UEFA.

Article Logic
Execution time: 0.0041248798370361