INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana kërkon liri për Ballist Morinën! [FOTO]

Lorik Cana kërkon liri për Ballist Morinën! [FOTO]

Publikuar më: 12:48 29-07-2017

Pas Tifozave Kuq e Zi, edhe ish kapiteni i kombëtares ka reaguar për Ballist Morinën.

Tifogrupi kryesor i kombëtares bëri të ditur në faqen zyrtare në Facebook se sot do të zhvillojnë një protestë në orën 19:00 përpara Kryeministrisë. Shkak u bë vendimi i një gjykate në Kroaci për të ekstraduar Ismail Ballist Morinën në Serbi. Por nuk ka munguar as reagimi i Lorik Canës, një nga lojtarët më të admiruar dhe më të suksesshëm që ka veshur bluzen e kombëtares sonë. Cana ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka kërkuar që të lirohet Ballisti. Të shohim nëse kërkesa e tij dhe e gjithë tifozëve kuq e zi do të dëgjohet apo jo.

lorikcana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994