INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inter fiton 2-1 ndaj Chelsea, Kondogbia bën autogolin më të pabesueshëm në histori! [VIDEO]

Inter fiton 2-1 ndaj Chelsea, Kondogbia bën autogolin më të pabesueshëm në histori! [VIDEO]

Publikuar më: 15:50 29-07-2017

Një gjë është e sigurtë, nuk e kishit parë kurrë një autogol si ky i mesfushorit të Interit.

Zikaltrit fituan edhe miqësoren e tyre të fundit në turneun miqësor International Champions Cup në Kinë kundër kampionëve të Anglisë, Chelsea. Por vëmendjen e mori të gjithën Geoffrey Kondogbia për veten e tij dhe nuk duhet të jetë aspak i kënaqur për këtë fakt. Ai ka shënuar një autogol nga 40 metra në përpjekje për të kthyer topin pas tek portieri. Ky episod i çuditshëm në fund nuk ia prishi ditën Interit me italianët që fituan 2-1, por ktheu mesfushorin francez në objekt talljeje për të gjithë botën e sportit.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543