INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Lartë kroate: Ballist Morina do të ekstradohet në Serbi

Gjykata e Lartë kroate: Ballist Morina do të ekstradohet në Serbi

Publikuar më: 18:06 05-09-2017

Gjykata Supreme në Kroaci ka rrëzuar kërkesën e Ismail Morinës, i njohur si Ballist Morina, për të penguar ekstradimin e tij drejt Serbisë. Sipas kësaj gjykate, nuk ka baza për të pranuar kërkesën e Morinës. Vendimin për ekstradimin e tij e dha një gjykata e Dubrovnikut. Morina po kërkohet prej Serbisë për t’u përballur me akuzat për ngritjen e dronit me simbole kombëtare shqiptare në stadiumin e Beogradit në tetor 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Edhe pse Morina ka aplikuar për azil politik në Kroaci pas arrestimit të tij muaj në korrik, ekstradimi i tij drejt Serbisë tashmë varet nga nënshkrimi i një urdhri nga na a e ministrit të Drejtësisë të Kroacisë, Drazhen Bosnjakoviç.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836