INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i Gjykatës për 21 Janarin, reagon Kryeministri Edi Rama

Vendimi i Gjykatës për 21 Janarin, reagon Kryeministri Edi Rama

Publikuar më: 20:20 25-04-2016

Gjykata e Lartë nuk pranoi ditën e sotme rekursin që ka çuar prokuroria për çështjen e 21 janarit, e cila kërkonte rikthimin në burg të Ndrea Prendit, Agron Llupos dhe Margarit Kumos.

Këtë vendim të Gjykatës, nuk mund të rrinte pa e komentuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e lidhi me Reformën në Drejtësi dhe me shpalljen si të pafajshëm, Xhelal Mziun.

Në Twitter ai shkroi:“Xhelal Mziu i pafajshëm dje, pas një farse të neveritshme, “21 Janari” i mohuar sot, pas një zvarritjeje kriminale. Ja pse s’duan Reformë në Drejtësi!”.

Ndërsa në një tjetër postim ai shkroi:“Ja pse bërtasin përditë e më fort “krimi, krimi!” dhe u vete mendja deri tek armët, i tmerron drejtësia, që vetëm Refoma në Drejtësi e sjell”.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592