INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD bojkoton mbledhjen për Reformën në Drejtësi. Xhafaj: Projekti, gati javën e ardhshme

PD bojkoton mbledhjen për Reformën në Drejtësi. Xhafaj: Projekti, gati javën e ardhshme

Publikuar më: 19:52 25-04-2016

Pasditën e sotme, u mblodh Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, pa praninë e opozitës, e cila e kishte paralajmëruar më parë diçka të tillë.

Mirëpo, mbledhja ka vijuar pa praninë e anëtarëve të opozitës, mbledhje ku folën edhe ekspertët ndërkombëtarë amerikanë dhe europianë.

Menjëherë pas përfundimit të saj, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i ka quajtur kontradiktore deklaratat e opozitës dhe vendimet e saj për të mos marrë pjesë në diskutime.

Në mbledhjen e së hënës u dëgjuan reflektimet e ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT dhe se ata janë duke punuar lidhur me propozimet e PD-sëXhafaj tha se gjatë kësaj jave, po punohet që projekti final kushtetues të jetë gati javën e ardhshme, për t’u votuar në Kuvend.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496