INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekstradimi i Ballist Morinës, Meta thërret urgjent ambasadoren Kroate

Ekstradimi i Ballist Morinës, Meta thërret urgjent ambasadoren Kroate

Publikuar më: 16:16 06-09-2017

Vendimi i Kroacisë për të ekstraduar për interes të Serbisë Ballist Morinën ka vënë në lëvizje edhe strukturat më të larta shtetërore të vendit tonë. Mesditën e së mërkurë, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim urgjent ambasadoren kroate në Tiranë Sanja Bujas-Juraga. Takimi është mbajtur në zyrën e kreut të shtetit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga zyra e shtypit e presidentit mbi atë çka është diskutuar në këtë takim. Ndërkohë burime pranë kreut të shtetit bëjnë të ditur se Presidenti Meta ka shprehur dyshimin e tij, se në Serbi mund të ketë një proces objektiv dhe të drejtë ndaj Ballist Morinës. Një tjetër shqetësim për kreun e shtetit shqiptar është edhe siguria e jetës e Ballist Morinës në burgjet e Serbisë, në rast ekstradimi.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273