INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duka konfirmon: De Biasi në pankinën Kuq e Zi edhe për dy vite të tjera

Duka konfirmon: De Biasi në pankinën Kuq e Zi edhe për dy vite të tjera

Publikuar më: 12:31 02-05-2016

De Biazi do të qëndrojë në pankinën kuqezi dhe për dy vite të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Kreu i FSHF-së në një intervistë për emisionin sportiv “Domenica Sportiva” në kanalin italian Rai 2, tha se trajneri italian i Shqipërisë do ta drejtojë atë edhe për dy vite të tjera.

Duka shtoi se nuk ka dëshirë të heqë dorë nga strategu italian i cili çoi për herë të parë në një kompeticion të madh Evropian, Kombëtaren tonë:
“De Biasi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne. Me të dhe Tramezzanin e kemi stafin italian më të mirë, së bashku me grupin shqiptar. Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biasi, është duke menduar vetëm për Evropianin me Shqipërinë dhe jo për Italinë, të paktën deri tani”.

“Raporti im me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio është i shkëlqyer?! E vërtetë, por ata janë profesionistë dhe s’mund t’i bëjnë oferta një trajneri që po bëhet gati të luajë Evropianin. Pas Kampionatit, diskutimet do të shtrohen ndryshe”.

I pyetur me humor nëse do të qëndronte De Biasi në rast se fiton Evropianin, Duka është shprehur: “I mjafton edhe të na çojë në gjysmëfinale. Vërtetë, përtej shakave, nuk i takon askujt që të mendojë tani se çfarë do të ndodhë më pas, por të përqendrohemi tek Evropiani.

Të mos harrojmë është hera e parë për ne, por edhe për De Biasi-n, ndaj duhet ta shfrytëzojë edhe ai këtë mundësi shumë të mirë”. Gjithashtu, Duka u pyet edhe nëse ka mundësi që Tramezzani të bëhet trajner i Shqipërisë: “Paolo nuk do të largohet…”

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207