INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duka e Kokëdhima: Kokë më kokë për rreth 1 orë

Duka e Kokëdhima: Kokë më kokë për rreth 1 orë

Publikuar më: 16:55 22-02-2017

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në PS, Koço Kokëdhima u takua në mesditë me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Takimi kokë më kokë në një nga restorantet kryesore të kryeqytetit, dhe ka zgjatur rreth 45 minuta. Në përfundim të takimit, në prononcimin për mediat
Koço Kokëdhima
“Takimi me z.Agron Duka ishte një kafe miqësore, sepse ne jemi miq te hershëm. Por ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet tona për situatën politike”.
Kokëdhima ka nisur prej nëntorit të shkuar bashkëbisedimet me bazën e PS-së për të prezantuar lëvizjen “Zgjidhja” e cila synon të reformojë dhe modernizojë PS-në si dhe të heqë partitë nga sundimi i kryetarëve.
Pjesëmarrësit në bashkëbisedimet e Kokëdhimës kanë mundësi që të firmosin nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834