INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fleckenstein mesazh të qartë politikës shqiptare: Ja kushtet që hapin negociatat e Shqipërisë me BE [VIDEO]

Publikuar më: 15:05 22-02-2017

Zgjedhjet dhe zbatimi i Vettingu janë dy proçese vendimtare për çeljen e negociatave të shqipërisë me BE. Ky është qëndrimi i Raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstain.
Knut Flackenstain:
“Pothuajse të gjitha grupet në Parlamentin Europian përveç ekstremit të djathtë kanë folur për këto gjëra dhe nuk kanë fshehur faktin se ka ende shumë punë për të bërë. Madje kemi bërë thirrje dhe Këshillit në mënyrë të qartë, që në rast se zgjedhjet në Shqipëri do të shkojnë siç duhet, zbatimi i reformës do të vazhdojë atëherë me Shqipërinë duhet të çelen negociatat. Nëse do të bëhen këto dhe çelja duhet bërë tani, në mënyrë që dhe ne të gjithë të jemi të besueshëm”.
E ndërsa nuk pranoi rolin e negociatorit, në këtë klimw të nxehtë politike, Flackenstain tha se kjo është në dorë të politikaneve shqiptar.
Knut Flackenstain:
“Moszgjedhje e institucioneve të Vettingut do të ndalojë procesin e integrimit. Ndoshta mund ta shihni që kur procesi të vazhdojë, atëherë do të mund të fillojnë negociatat. Kjo mund të jetë pas zgjedhjeve, mund të jetë pas disa javësh, muajsh apo vitesh, këtë e kanë në dorë politikanët shqiptarë”.
Në ditën e dytë të qëndirmit të tij në Tiranë, Fleckanstain përsëriti thirrjen ndaj opozitës për tu rikthyer në parlament për të dhënë kontriobutin e saj, vecanërisht për reformën në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0031180381774902