INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do rikthehen vizat? Tre parti holandeze kërkojnë rivendosjen e tyre

A do rikthehen vizat? Tre parti holandeze kërkojnë rivendosjen e tyre

Publikuar më: 10:21 29-03-2019

Tre parti në Holandë kërkojnë rivendosjen e vizave për shqiptarët. Këtë e ka bërë me dije ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, i cili në rrjetin social Facebook akuzon qeverinë për këtë kërkesë të Holandës. “Mund t’i kishim mjaft borxhe Edi Ramës, por rikthimin e vizave Jo”, shkruan Spahiu.

Kërkesa për rikthimin e vizave arsyetohet me faktin kjo do të vendoste më nën kontroll krimin e shqiptarëve në këtë shtet. “Tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, e parë kjo si mundësia e vetme për kontrollin e krimit të organizuar shqiptar në këtë shtet. Kjo do të ishte "dhurata" më e madhe që Qeveria kriminale e Rilidjes do ti bënte shqiptarëve”, vijon ish-deputeti.
“E thjeshtë të kuptohet, që nëse vende të BE-s diskutojnë rikthim vizash me ne, sa larg jemi me historinë e hapjes së negociatave. Kujtojmë dhe deklarimet e sinqerta të Schulz kur tha se : "do të duhen edhe nja 20 apo 30 vjet që Shqipëria të plotësojë kushtet ekonomike për pranimin në BE" Shkaqeve, ju jep përgjigje Deparatamenti Amerikan i Shtetit, ku Shqipërinë, në raportin për vitin 2018, e cilëson si prodhuese të hashashit dhe vend tranzit të drogave të forta. Tani, se ku hyn opozita në pallavrat e pengimit të hapjes së negociatave, vetëm ministrja e marrëdhënieve me Parlamemtin mund ti recitojë një përgjigje”, përfundon Spahiu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0016801357269287