INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish dhunë ndaj bluzave të bardha, pranga 65-vjeçarit, goditi mjekun e urgjencës

Sërish dhunë ndaj bluzave të bardha, pranga 65-vjeçarit, goditi mjekun e urgjencës

Publikuar më: 12:17 13-04-2019

Një 65-vjeçar është vënë sot në pranga pasi ka goditur një mjek në urgjencën e Spitalit të Lezhës.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar 65-vjeçari me inicialet  P.P.

Ai dyshohet se ka dhunuar mjekun për shkak të detyrës, ndërsa ka nisur edhe procedimi ndaj tij.

Bluzat e bardha kanë rënë pre e dhunës jo vetëm në Lezhë, por raste të tilla janë shënuar në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Duket se situata nuk ka ndryshuar pavarsisht paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në Kodin Penal për çdo lloj dhune të ushtruar për shkak të detyrës.

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311