INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në Lezhë, në makinë ndodheshin dy punonjës të bashkisë [EMRAT]

Atentati në Lezhë, në makinë ndodheshin dy punonjës të bashkisë [EMRAT]

Publikuar më: 12:21 27-02-2019

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen që tronditi Lezhën paraditen e sotme.

Mësohet se me breshëri plumbash në ecje u qëlluan ndaj një mjeti tip “Ford Focus” që udhëtonte në drejtim të Tiranës.

Në mjetin e sulmuar ndodheshin dy punonjës së Bashkisë së Lezhës. Mirel Ndoka, punonjës i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen janë qëlluar kur kanë parakaluar mjetin nga ku erdhën plumbat.

Ata kanë thënë për mediat se mjeti është qëlluar në pjesën e poshtme, pra tek gomat.

Për t’ju shpëtuar të shtënave “Ford Focus”, ka devijuar nga rruga dhe ka hyrë në një pikë karburanti, e cila është rrethuar menjëherë nga policia.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë së karburantit me shpresën se ato kanë fiksuar automjetin nga ku u hap zjarr ndaj punonjësve të bashkisë.

Article Logic
Execution time: 0.0017189979553223