INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkelën ligjin e punës, ndëshkohen 617 subjekte, zbuloni qytetet më 'rebele'

Shkelën ligjin e punës, ndëshkohen 617 subjekte, zbuloni qytetet më 'rebele'

Publikuar më: 11:57 13-04-2019

Rreth 617 subjekte në të gjithë vendin janë ndëshkuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës për shkak se janë kapur në shkelje të legjislacionit dhe kushteve që duhet të siguronin.

Referuar të dhënave zyrtare të këtij institucioni për 3 muajt e parë të vitit 2019, rezulton se nga numri total i subjekteve që janë kapur në parregullsi, për 66 për qind prej tyre është dhënë paralajmërim, në mënyrë që të mund të bëjnë përmirësimet e

duhura, për 25 për qind prej tyre është marrë masa pezullim për marrëdhënie pune, 7 për qind e subjekteve janë gjobitur dhe për vetëm 2 për qind është marrë masa pezullim për siguri në punë.

Numri më i lartë i masave administrative është vendosur në Tiranë dhe Vlorë, ndërsa Gjirokastra rezulton qyteti më i rregull, ku nuk është kapur asnjë subjekt në shkelje.

Në tërësi të dhënat tregojnë se subjektet si shtetërore ashtu edhe private kanë mangësi të theksuara në respektimin e legjislacionit të punës.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891