INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që në nisje të sezonit veror janë mbytur shumë plazhistë, porositë e KLSH-së “në vesh të shurdhët”

Që në nisje të sezonit veror janë mbytur shumë plazhistë, porositë e KLSH-së “në vesh të shurdhët”

Publikuar më: 13:28 24-06-2019

Departamentit i Performancës në Kontrolli i Lartë i Shteti ka reaguar në lidhje me pasigurinë në plazhet e vendit, pasi që në nisje të sezonit kanë humbur jetën disa pushues.

Ky department pasi ka ngushëlluar familjet ka sqaruar rolin e tij në auditimin e kryer mbi "Menaxhimi i plazheve publike" dhe porsitë që ka dhënë një vit më parë po që kanë rënë në vesh të shurdhët.
KLSH-së i ka rezultuar se vrojtuesit e plazhit nuk njihet si profesion, pasi VKM-ja nuk përcakton se cilat janë institucionet përgjegjëse për trajnimin, kualifikimin dhe licencimin e vrojtuesit për të shpëtuar jetë. Për këtë arsye i është kërkuar Ministrisë së Turizmit, Mjedisit dhe bashkive që të ndërhyjnë në aktet ligjore dhe që përgjegjës për kontraktimin e vrojtuesit të plazhit të jetë autoriteti vendor, pra bashkitë, pasi vetë vrojtuesit neglizhojnë. Ndërsa kostoja e vrojtuesit të plazhit të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit.
Gjithashtu është rekomanduar që të përcaktohet institucioni përgjegjës për licencimin dhe trajnimin e vrojtuesit dhe ata të jenë në sipërfaqe më të afërta jo çdo 250 metra, po çdo 100 metra. Përgjatë bregdetit shqiptar do të duhen rreth 5.000 vrojtues plazhi.
Në rastet kur shënohen mbytje të pushuesve, nuk përcaktohet se çfarë përgjegjësie ka stacioni i plazhit. Në Greqi ky akt është i dënueshëm me burg.

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779