INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafein/Ervin Bushati demokratëve: Lejoni qytetarët të votojnë, mos u bëni talebanë si në Afganistan [VIDEO]

Kafein/Ervin Bushati demokratëve: Lejoni qytetarët të votojnë, mos u bëni talebanë si në Afganistan [VIDEO]

Publikuar më: 13:38 24-06-2019

Kur duhen dhe pak ditë nga e djela e 30 qershorit, data e caktuar për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, deputeti socialist Ervin Bushati thotë se zgjedhjet do të zhvillohen, pasi dekreti i Presidentit Meta është nul.
Bushati ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” dhe gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se fushata për zgjedhjet vendore vazhdon e qetë.
Ai i ka cilësuar si talebanë militantët demokratë që sipas tij gjatë protestave të opozitës hodhën bomba molotov dhe i vunë flakën godinës së kryeministrisë në Tiranë apo shkollës në Shkodër.

“Në demokraci, qytetarët duhet të lejohen të shkojnë në zgjedhje, por ti s’mund t’i thuash si në Afganistan qytetarëve se po ju pashë gishtin e lyer do t’ju vras”, tha deputeti Bushati.
Në lidhje me garën më 30 qershor, duke bërë batutë, deputeti socialist Ervin Bushati tha se "nuk jemi princi i kaltër, por jemi më të mirë se kandidati përballë".
"Në politikë nuk ka zgjedhje dashurie që ti zgjedh njeriun e zemrës, por ama ne jemi shumë më afër zemrës se njeriu i molotovit", tha Bushati.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484