INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani, takim me gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. U jep porosi…

Nishani, takim me gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. U jep porosi…

Publikuar më: 11:26 05-05-2017

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani njëheresh dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka thirrur në një takim anëtarët e Kolegjit Zgjedhor i cili do të ushtrojë funksionet edhe gjatë procesit zgjedhor në vend.

Nishani pasi theksoi rëndësinë që ka çdo proces zgjedhor, vlerësoi edhe një herë, se sa e nevojshme dhe e domosdoshme, është ushtrimi i veprimtarisë së Kolegjit Zgjedhor për të trajtuar me korrektësi të gjitha ankesat, që do të paraqiten nga subjektet e ndryshme, politike.
Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht, Kryetari i Këshillit te Lartë të Drejtësisë shprehu besimin dhe kërkoi nga Kolegji Zgjedhor, që të qëndrojë me bindje të plotë, vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës, në respekt të të drejtave dhe lirive të njeriut, çka do të sjellë drejtësi dhe paanësi në kryerjen e detyrës.  
Edhe trupa gjyqësore garantoi se do të jetë në lartësinë e duhur për të siguruar përmbushjen me shumë sukses të detyrës dhe misionit për të cilin ky Kolegj do të funksionojë.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709