INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani: Shqipëria hapa pas në ligjin e pronave, një ligj i rremë në Venecia

Nishani: Shqipëria hapa pas në ligjin e pronave, një ligj i rremë në Venecia

Publikuar më: 17:04 10-12-2017

Me rastin e Ditës Botërore të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut, ish – Presidenti Bujar Nishani ka folur për “hapat pas” të Shqipërisë në çeshtjen e pronës.

Në një postim në rrjetin social facebook ish kreu ishtetit shprehet se pikëtisht në ditën botërore të lirive dhe të drejtave të njeriut Shqipëria ka bërë shumë hapa pas.

Dhe një prej këtyre të drejtave sipas tij është ajo e pronës e cila tani gjykohet sipas një ligji vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të falsifikuar, dërguar nga institucionet e shtetit shqiptar.

E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të fallcifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar.

Postimi i Nishanit
Sot në ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, Shqipëria ka bërë shumë hapa pas, për fat të keq !

Një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës, duke e zëvendësuar atë nga një e drejtë themelore e garantuar me ligj, me një mekanizëm shtetëror që shkel parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë ligjore, mosdiskriminimit si dhe të drejtat e pronës, duke dhunuar kështu nenin 6/1 të Konventës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës të Këshillit të Evropës.

E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të fallcifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar. Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë.Por ai bën me turp autoritetet më të larta të drejtësisë shqiptare dhe kompromenton seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988