INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur gjinia përforcon pabarazitë, ka vetëm 10 hapa për të ndërtuar një botë të barabartë

Kur gjinia përforcon pabarazitë, ka vetëm 10 hapa për të ndërtuar një botë të barabartë

Publikuar më: 17:25 10-12-2017

‘Pabarazitë e mëdha kërcënojnë ekonomitë, komunitetet dhe kombet. Megjithatë, këto pabarazi nuk janë thjesht çështje pasurie. Pabarazitë sociale, racore dhe politike të gjitha që përforcojnë njëra-tjetrën, duke futur njerëzit në një cikël varfërie dhe margjinalizimi’ është ky përfundimi në të cilin ka arritur një raport i publikuar nga UNFPA me titullin “The State of World Population 2017”.

Pozitivi.org duke u mbështetur tek raporti i UNFPA e cila angazhohet për një botë të barabartë veçanërisht për gratë shkruan se në mbarë botën këto pabarazi i përforcon gjinia,pasi shumë gra dhe vajza nuk kanë aksez në kujdesin shëndetësor, seksual dhe riprodhues. Ato nuk janë në gjendje të marrin shërbime të planifikimit familjar e detyrohen të lindin në kushte të pasigurta.

Vajzat kanë më pak mundësi për të përfunduar arsimin apo për të punuar kështu që familjet e tyre janë më të varfra dhe fëmijët me të ardhme të zymtë.

Të gjitha këto probleme citohet në shkrim mund të rregullohen duke vënë në zbatim 10 veprimet e mëposhtme për një botë më të barabartë.

1.Të përmbushen të gjitha detyrimet për të drejtat e njeriut sipas konventave ndërkombëtare.

2.Të eleminohen barrierat që ndalojnë gratë të kenë qasje në informacione, shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese

3.Të ofrohet mundësia që gratë e varfra të kenë kujdes thelbësor shëndetësor, edhe gjatë lindjes.

4. Të përmbushen të gjitha nevojat e paplotësuara për planifikimin familjar, duke i dhënë përparësi grave në 40 përqind të familjeve më të varfra.

5.Sigurimi i mbrojtjes sociale në rang universal, që ofron sigurim të të ardhurave duke përfshirë përfitimet dhe mbështetjen e lindjes.

6.Shërbimet mbështetëse, siç është kujdesi për fëmijët, në mënyrë që gratë të kenë mundësi të qëndrojnë në punë.

7.Të miratohen politika progresive që synojnë rritjen e shpejtë të të ardhurave në mesin e 40% të njerëzve më të varfër, duke përfshirë investimet tek vajzat dhe gratë.

8.Eliminimi i pagesave për vajzat, në arsimin e mesëm dhe të lartë.

9.Përshpejtimi i tranzicionit, kalimi nga puna joformale në punë formale dhe të denjë, duke u fokusuar së pari tek sektorët që kanë punëtorë të varfër.

10.Të punohet drejt matjes së të gjitha dimensioneve të pabarazisë dhe si ndikojnë tek njëri-tjetrin, në mënyrë që të merren masa përkatëse.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271