INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Nishani, duhet që sot të funksionojë demokracia

Bujar Nishani, duhet që sot të funksionojë demokracia

Publikuar më: 10:00 25-06-2017

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe bashkëshortja e tij kanë votuar sot në shkollën "Andon Zako Çajupi" në Tiranë.
 “Sot është dita kur demokracia mund të funksionojë, dita kur shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon e para nëpërmjet pjesëmarrjes dhe më pas, nëpërmjet vendimit të tyre për një të nesërme më të mirë. Uroj që Zoti të ndriçojë mendjet e tyre, që ata të marrin vendim për një të nesërme më të mirë. Ju uroj një ditë të mbarë! Presidenti është tërësisht i shkëputur nga infrastrukura e menaxhimit të procesit; unë po e ndjek njesoj si ju. Unë dëshiroj që të jetë një ditë e qetë, që qytetarët të votojnë të qetë, t’u krijohet qetësi maksimale dhe mendoj se kjo është më e drejta, më e mira për të gjithë ne. Të gjithë duhet të marrin pjesë në votim,” tha Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006