INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha e nis ditën me ministren dhe ambasadorin suedez

Basha e nis ditën me ministren dhe ambasadorin suedez

Publikuar më: 11:43 05-05-2017

Kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ka realizuar ditën e sotme një takim me Ministren e Jashtëm të Suedisë, Margot Wallstrom dhe ambasadorin suedez H.E Johan Ndisi.
Takimi është bërë në hotelin "Rogner" në orën 10.00 dhe sipas informacioneve në fokus të bisedës ka qenë ngërçi politik i vendit.
Ditën e djeshme dështoi dhe raundi i dytë mes negociatave të Ramës dhe Bashës. Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka folur fill dështimit të takimit të dytë me kryeministrin Rama, duke e akuzuar atë si shkaktar për mos arritjen e konsensusit me pretendimin se “Rama nuk kishte sot asnjë ofertë të re që do i ruante zgjedhjet nga paratë e drogës”.
Ndër të tjera lideri i opozitës tha se zgjidhja që ofron Rama nuk është zgjidhje politike.

Article Logic
Execution time: 0.0032799243927002