INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dita e Dëshmorëve, politika homazhe në heshtje. Mes të majtëve dhe Nishani…[FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 10:38 05-05-2017

Zyrtarët më të lartë në vend kanë nderuar në heshtje të plotë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit. Janë bërë bashkë Presidentin në ikje dhe ai i zgjedhur, Nishani dhe Meta, kryeministri Rama, Kreu i Bashkisë Veliaj dhe ministra. Ata nuk kanë preferuar në këtë ceremoni që të bëjnë asnjë deklaratë qoftë dhe politike. Nishani negociatori i bisedimeve mes Bashës dhe Ramës këtë herë është bërë bashkë me të majtët dhe me sa duket për të vijuar sinjalet, që ka shpresa për “paqe” mes PD dhe PS.
Politikanët kanë vendosur kurora me lule tek memoriali “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën antifashiste.
E më pas po të heshtur kanë ndarë përqafime dhe biseda të shkurtra me familjarë të të rënëve dhe me veteranë.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji për ndër të Qemal Stafës, që u vra në këtë datë në vitin 1942.

hommmm.jpg

hpm_veliaj.jpg

Po fjalët vendosën ti ndajnë në një drekë në mesditë me veteranë dhe familjarë të të rënëve. Pasi vlerësuan dëshmorët ata kanë shkëmbyer dhe batuta. Ishte i pari Rama që e quajti Metën pas zgjedhjes si president, talent politik.
“Meta talent politik i së majtës dhe së djathës edhe pse e djathta se pranon,” tha Rama.
Ndërsa Meta e kaloi me një tjetër batutë.
Më pas ata u ulën në tryezë dhe vijuan të drekonin me veteranët.

Për më shumë informacion ndiqni kronikën...

 

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885