INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri shkrumbon fabrikën e riciklimit në Kashar, paralajmërimi kryebashkiakut Veliaj

Zjarri shkrumbon fabrikën e riciklimit në Kashar, paralajmërimi kryebashkiakut Veliaj

Publikuar më: 11:43 22-04-2018

Zjarri i fuqishëm i cili pushtoi fabrikën e riciklimit të mbetjeve në Kashar shkaktoi dëme të konsiderueshme duke e shkrumbuar godinën por fatmirësisht pa të lënduar. Tymi i zi i cili mbuloi qiellin e Tiranës vijon ende të jetë prezent.

Në një postim të rrjetin social twitter kryebashkiaku Veliaj paralajmëron të gjithë qytetarët që të evitojnë kalimin në zonë derisa situata të vihet nën kontroll.

Veliaj shkruan se të gjitha shërbimet e qytetit emergjencat civile, policia, zjarrfikës janë të përfshirë në betejën me zjarrin.

Postimi i Plotë
'Te gjitha sherbimet e qytetit Emergjencat Civile, Zjarrfikes, Polici & Ushtri jane perfshire ne betejen me zjarrin ne nje fabrike ne Kashar! Ju lutem evitoni kalimin ne zone gjer sa situata te vihet nen kontroll!' shkruan Veliaj.

 

Në të gjithë zonën është bllokuar qarkullimi dhe është stakuar energjia elektrike.

Ende nuk ka një informacion të saktë se kush kanë qenë shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se edhe para një viti ky biznes është djegur.

Drejtori i Zjarrfikëses deklaroi për mediat se nuk është njoftuar nga biznesi për zjarrin, por nga qytetarët për zjarrin.

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984