INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata merr vendim për mësuesin e Kasharit për ngacmimin seksual

Gjykata merr vendim për mësuesin e Kasharit për ngacmimin seksual

Publikuar më: 12:56 12-05-2017

Pas ngjarjes së bujshme ku mësuesi kujdestar i një të miture u akuzua nga familjarët e saj për ngacmim seksual, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë. Ajo është "arrest me burg" për mësuesin Hasan Martani të shkollës 9-vjeçare të Kasharit, siç u kërkua nga Prokuroria.
Hasan Martani, 64-vjeçar, mësues matematike u kallëzua nga prindërit e vajzës, pasi ajo u tregoi se ai e veçonte nga të tjerët, e puthte dhe e prekte në vende intime në klasë dhe korridore dhe i dërgonte mesazhe në FB. E në fakt mesazhe e fundosën atë pasi ajo ia tregoi mamasë së saj dhe ato u paraqitën si prova në polici. Megjithatë, për fat të mirë vajza deklaroi se nuk ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828