INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kura për belbëzimin. Mund të përdoret ilaçi që trajton të alkoolizuarit [VIDEO]

Publikuar më: 14:18 12-05-2017

Belbëzimi mund të shërohet duke marrë një ilaç i cili përdoret për të ndihmuar personat e  alkoolizuar. Mjekët pretendojnë se trajtimi është zbuluar rastësisht pasi një burri 61-vjeçar i cili pinte deri në tre litra verë në ditë, iu ndal belbëzimi kur u trajtua me baclofen, një qetësues që lehtëson ashpërsimin e muskujve të  shkaktuar nga skleroza e shumëfishtë dhe sëmundjet kurrizore. Ai ishte duke u trajtuar për varësinë nga alkooli kur u zbulua efekti që ka ilaçi. Belbëzimi është një problem që fillon qysh në fëmijëri, ndërkohë që një në 20 të rinj e kapërcejnë këtë fazë. Edhe pse me kalimin e kohës  katër nga pesë persona e kalojnë këtë problem , ai prek një në 100 të rritur, 80 për qind e tyre janë meshkuj. Ekspertët thonë se zbulimi i ri mund ta zëvendësojë terapitë e ndjekura deri tani për të luftuar mbajtjen e gojës.  Medikamenti baclofen bënë të mundur relaksimin e  muskujve të frymëmarrjes dhe ata të qafës dhe fytyrës. Gjithashtu ai mund të zvogëlojë ankthin për pacientët, dhe në mënyrë indirekte mund të shkurtojë prodhimin e dopaminës, e cila lidhet me mbajtjen e gojës.

Article Logic
Execution time: 0.0030109882354736