INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaos në mbikalimin e Kasharit, 100 makina të braktisura [VIDEO]

Kaos në mbikalimin e Kasharit, 100 makina të braktisura [VIDEO]

Publikuar më: 17:56 01-12-2017

Përmbytjet kanë sjelle kaos edhe në qarkullimin e automjeteve. Tek mbikalimi i Kasharit shumë automjete janë braktisur e kanë bllokuar rrugën.
Të gjitha karrotrecat publike dhe private kanë dalë në terren. Në mungesë të drejtuesve të makinave spostimin e tyre për të liruar autostradën e kanë bërë kryesisht shoferët dhe punëtorët e karrotrecëve.
Pak drejtues makinash që ishin rikthyer pranë automjeteve thanë se fjetën në makinë e të tjerë pranë hoteleve në autostradë. Mes tyre edhe shtetas të huaj. Dëmet e makinave në fakt duken nga pamjet që janë kolosale.
Si këto makina të braktisuar kishte dhe në rrugën dytësore Tiranë - Durrës madje dhe deri në Vorë.
Nguti i shoferëve të bllokuar për orë të tëra në trafik, që të mbërrini në Tiranë mbrëmjen e djeshme bëri që ata të dëmtonin trafikndarëset, duke i spostuar ato me qëllim që të kalonin në krahun tjetër edhe pse është kundravajtje.
Për situatën ka reaguar dhe Ardi Veliu, Drejtor i Policisë së Tiranës: “Të braktisura rreth 100 automjete. Karrotrecët shtetëror e ofrojnë shërbimin falas me privatët bëmë marrëveshje që të ulin çmimet.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934