INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi tek fabrika riciklimit në Kashar, drejtori i Zjarrfikësve jep detaje

Çfarë ndodhi tek fabrika riciklimit në Kashar, drejtori i Zjarrfikësve jep detaje

Publikuar më: 12:14 22-04-2018

Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë Shkëlqim Goxhaj ndërsa ndodhej në Kashar ku një fabrikë e riciklimit të mbetjeve u shkrumbua nga flakët u shpreh se e njëjta kompani është përfshirë nga flakët edhe vjet, ndërsa pak javë më parë është penalizuar për mos marrjen e masave në rast zjarri.

Ai shtoi se nuk ka funksionuar sistemi i alarmit të zjarrit.

‘Nuk bëjmë dot gjë tani, vetëm të izolojmë zjarrin. Në momentin që sigurojmë që zjarri nuk kalon në magazinën tjetër, do të shuajmë shumë shpejt këtë. Në biznes nuk ka reaguar sistemi i zjarrit. Është hera e dytë që digjet, është penalizuar për masat që nuk ka marrë masat për zjarrin, pavarësisht se ishte djegur më pare” u shpreh Goxhaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715