Gjatë puntatës së një dite më parë në “Për’puthen” të gjithë u habitën kur Argjend Rraçi dha lajmin se do të largohej nga emisioni. Ai u shpreh se nuk ka interes për vajzat që ndodhet aty dhe se ka pasur një njohje jashtë.
Por para se të largohej, Argjendi vendosi që të sqaronte edhe disa gjëra me Ritvanën, ku tha se ajo ka dalë shpesh me të. Madje ai shtoi se ajo ka qenë edhe te shtëpia e tij.
Sigurisht që Ritvana reagoi shumë keq dhe u betua për familjen se nuk ka qenë asnjëherë te shtëpia e tij, madje se as nuk e di ku e ka shtëpinë.
Lidhur me këtë situatë të krijuar një ditë më parë ka reaguar ish-konkurrenti, Eduard Kuçi, i cili e kishte dëgjuar këtë fragment në rrjetet sociale.
“Unë mund të vërtetoj se unë e kam parë disa herë me Argjendin edhe në banesë të tij edhe në makinë, sepse unë ja kam dhënë makinën time Argjendit për të udhëtuar, kështu që ajo ka qenë me të dhe te pallati i tij, ajo është një gënjeshtare, mashtruese, 100%. Unë nuk kam nevojë t’ju rrej”,- tha ai.
Kujtojmë gjithashtu se Edi ka akuzuar Ritvanën dhe për përjashtimin e tij dhe të Adës nga programi, pasi u kapën mat duke darkuar së bashku.








13 Dec 2025 





