INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Laert Vasili puth në buzë konkurrenten e Përputhen, përjashtohet nga programi!

Çfarë ndodhi? Laert Vasili puth në buzë konkurrenten e Përputhen, përjashtohet nga programi!

Publikuar më: 16:30 10-02-2026

Opinionisti i njohur, Laert Vasili duket se është bërë pjesë e një ngjarje të papërshtatshme që ka çuar në largimin nga emisioni “Për’puthen”. Sipas asaj që shkruan IconStyle, produksioni ka vendosur largimin e tij menjëherë pas një momenti të papritur gjatë regjistrimeve.

Burimet bëjnë me dije se gjatë xhirimeve, Vasili ka puthur një prej vajzave konkurrente, një veprim i papritur dhe i paautorizuar që ka krijuar situatë të sikletshme për të gjithë të pranishmit. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje apo lidhje romantike mes palëve, dhe momenti ka lënë të shtangur stafin dhe konkurrenten.

Pas ngjarjes, produksioni ka vendosur se veprimi ishte i papërshtatshëm dhe në kundërshtim me rregullat e emisionit, duke rezultuar në largimin përfundimtar të Vasilit. Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga opinionisti, dhe nuk dihet nëse episodi i ardhshëm do të trajtojë ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0024540424346924