INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përjashtua se tentoi të puthë konkurrenten? Laert Vasili reagon për herë të parë

U përjashtua se tentoi të puthë konkurrenten? Laert Vasili reagon për herë të parë

Publikuar më: 13:31 11-02-2026

Faqja zyrtare e “Për’puthen” ka publikuar pamjet e incidentit që çoi në largimin e Laert Vasilit nga programi. Videoja tregon momentin kur Vasili puth një nga konkurrentet, një veprim i papritur që ka habitur stafin dhe të pranishmit në studio. Dalja e pamjeve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe e ka rikthyer ngjarjen në qendër të diskutimeve.

Ngjarja ndodhi gjatë regjistrimeve të formatit ku Vasili ishte pjesë e panelit si opinionist. Burimet bëjnë me dije se puthja nuk ishte pjesë e një marrëveshjeje ose marrëdhënie romantike, por një veprim i papritur dhe i papërshtatshëm, i cili ka krijuar një situatë të sikletshme për konkurrenten dhe stafin.

 

vaso.jpg

 

Pas këtij momenti, produksioni ndërhyri menjëherë dhe konsideroi veprimin në kundërshtim me rregullat dhe etikën e programit. Si pasojë, Laert Vasili u largua nga “Për’puthen”, një vendim që duket se është përfundimtar.

Nuk vonoi shumë dhe ai reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një story në Instagram. Edhe pse nuk ka komentuar ende mbi asgjë, zgjedhja e fotos dhe e këngës duket mjaft interesante.

Ai shfaqet i ulur në kolltukun e opinionistit të “Përputhen”, teksa në sfond dëgjohet kënga e Udes beast “The Godfather”.

godfather.jpg

 

Në rastin e Laertit, përmes fotos ku shfaqet i ulur në kolltuk, ai lë të kuptohet se ndoshta vazhdon të ruajë të njëjtën fuqi. “Familja” për të mund të jetë vetë televizioni ku bën pjesë, apo programi, për të cilin ende nuk ka thënë asgjë, pavarësisht çdo gjëje që është thënë mbi të.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033619403839111