INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mos i trego Cristiano-s të lutem”/ Ja komenti që Georgina la në foton e Messi-t dhe u bë viral!

“Mos i trego Cristiano-s të lutem”/ Ja komenti që Georgina la në foton e Messi-t dhe u bë viral!

Publikuar më: 15:30 17-11-2021

Dy nga futbollistët më në zë në të gjithë botën janë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Këta dy emra, të lakuar nga të gjithë adhuresit e futbollit, por jo vetëm, janë parë gjithmonë si dy rivalë.

Tifozët ndaheshin në dy kategori: ose me Messi-n, ose me Ronaldo-n. Një gjë e tillë nuk vlen për partneren e CR7, e cila mesa duket është një fanse e Lionel-it. Kjo gjë është vërtetuar nga një koment që modelja ka bërë në një nga postimet e Messi-t.

Ky i fundit ka publikuar një foto duke shijuar diellin pas stërvitjes, ndërsa Georgina ka komentuar me dy zemra të bardha dhe një emoji me flakë.


Kjo ka marrë vëmendjen e të gjithë fansave, madje njëri nga ata e ka quajtur të pabesë ndaj Ronaldo-s, por bukuroshja i është përgjigjur me humor:

“Ok, mos i trego Cristiano-s të lutem”.

 

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646