INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk keni besim në vetvete? Ju sugjerojmë disa këshilla

Nuk keni besim në vetvete? Ju sugjerojmë disa këshilla

Publikuar më: 12:55 04-05-2019

Mosbesimi është si një sëmundje pa shërim. Ne nuk e dimë, dhe as që bëjmë përpjekje për të kuptuar se si lind mosbesimi mes nesh. Kush ka besim në vetvete nuk është i nënvlerësuar, nuk imagjinon që të tjerët mund të kenë vlerësim të ulët për të. Mungesa e vetë-besimit ju pengon që të merrni iniciativa për të ecur përpara. Për të fituar besimin në vetvete ne kemi disa këshilla për ju.
1. Mësoni të pranoni komplimentat
Ju duhet ti jepni të drejtë vetes për të pasur mendimet, sjelljet dhe opinionet tuaja të cilat nuk duhet ti mohoni asnjëherë.

2. Mendoni pozitivisht për veten
Përsërisni mëngjes dhe mbrëmje: “Unë mund ta bëjë këtë”, “Unë i kam aftësitë për këtë punë”, ose “Unë jam më i mirë” … Të menduarit pozitiv ju lejon të rekuperoni veten tuaj dhe ti thoni “stop” të parit çdo gjë me ngjyrë të zezë. Por nëse dëshironi që kjo metodë të jetë efektive, ju duhet të besoni vërtetë në forcën tuaj!

3. Përballuni me situata të ndryshme
Në vend të shmangni situata të pakëndshme, ju duhet të përballeni me ta. Nëse një situatë ju vë në siklet, në vend që të tërhiqeni apo të hiqni dorë ju duhet të përballeni me të. Nëse ndiheni i ndrojtur kur flisni me një të huaj dhe mundoheni që ti shmangeni, gjeja më e mirë është që të flisni me të ,sepse përvojat e reja ju heqin drojën dhe si pasojë ju shtohet vetë-besimi.

4. Mbani kurrizin drejtë dhe ndryshoni mënyrën e ecjes
Mbani kurrizin drejtë kur ecni, kokën lartë dhe shikimin drejtë. Të gjitha këto janë shenja të vetëbesimit dhe do të vihen re shumë mirë nga njerëzit rreth jush. Do të shihni që do ndiheni ndryshe.

Article Logic
Execution time: 0.0037918090820312