INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çaji me vlerë marramendëse mblidhet vetëm gjatë hënës së plotë [FOTO]

Çaji me vlerë marramendëse mblidhet vetëm gjatë hënës së plotë [FOTO]

Publikuar më: 08:16 04-05-2019

Çaji më i shtrenjtë në botë gjendet në Shpatet e pjerrëta të Himalajave Indiane. Punëtorët në fermën e parë të çajit biodinamike presin me durim derisa planetet të përshtaten për të mbledhur çajin. Eshtë i vendosur në 2,200 metra lartësi, të rrethuara nga majat e mbuluara me akull të Khangchendzonga, malit të tretë më të lartë në botë.
Darjeeling me platacionin e çajit smerald që e ka bërë këtë pije të njohur ndërkombëtarisht të quajtur “Shampanja e çajit”. Secila nga 87 çajrat e Darjeeling-it janë të njohura për prodhimin e madh dhe shijen delikate.
Mbledhësit ekspertë nga Makabari, në netët e qarta dhe me Hënë të plotë kur planetet vendosen në një pozicion optimal në periudhën e korrjes, e kanë quajtur këtë çaj “Silver Tips Imperial”.
Në vitin 2014, ky çaj u shit me një vlerë prej 1,850 $ për kilogram, duke e bërë çajin më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë në Indi.
Për të përgatitur këtë çaj duhen 200 kg gjethe për të bërë 50 kg çaj të argjendtë, ku punëtorët rrallë nxjerrin sasi më të mëdha.
Blerësit zakonisht paguajnë më shumë për çajin e mbledhur nën dritën e Hënës së plotë, mes mesit të marsit dhe majit kur gjethet janë më të ndritshme dhe kanë një aromë më të ngjashme me atë të lules.

auto_pouring1556885261.jpg

auto_plucking1556885262.jpg

auto_pot1556885262.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032041072845459