INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi flokë të shëndetshëm? Ja cilat janë ushqimet…

Dëshironi flokë të shëndetshëm? Ja cilat janë ushqimet…

Publikuar më: 12:10 04-05-2019

Më poshtë do gjeni ushqimet që ju bëjnë mirë për flokë të shëndetshëm
1. Vezë
Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese si zinku dhe seleniumi.
2. Frutat e pyllit
Frutat e pyllit janë fantastike për dietën tuaj sepse përmbajnë kombinime të vitaminave që nxisin rritjen e flokëve.
3. Spinaqi
Spinaqi është një burim fantastik i vlerave ushqyese si Folati, hekuri, vitamina A dhe C.
4. Peshqit e yndyrshëm
Peshqit e yndyrshëm si Salmoni, Skumbri, etj, rrisin flokët për shkak të përqëndrimit të lartë të Omega 3.
5. Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla përmbajnë beta karoten, i cili në trup konvertohet si vitaminë A, e cila ndihmon në prodhimin e sebumit qe do te thote se ndihmon në mbrojtjen e lagështisë së flokëve.
6. Avokado
Avokadoja përmban yndyrna të mira dhe vitaminë E, e cila ndikon ne rritjen e flokeve.
7. Midhjet
Midhjet përmbajnë zink, i cili ndikon në rritjen e flokëve.
8. Karkalecat
Karkalecat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve sepse përmbajnë proteina, vitaminë B, zink, hekur dhe vitaminë D, të cilat forcojnë rrënjën.
9. Fasulet
Fasulet janë një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri, biotine, zinku dhe folati, të cilat janë esenciale për rritjen e flokëve.

Article Logic
Execution time: 0.0027530193328857