INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa para harxhojmë për ushqimet, për çfarë shpenzojnë më shumë shqiptarët

Sa para harxhojmë për ushqimet, për çfarë shpenzojnë më shumë shqiptarët

Publikuar më: 15:12 01-12-2018

Ndonëse me paga më të ulëta familjet shqiptare shpenzojnë për ushqimet 4 herë më shumë sesa shpenzon një familje në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, pesha që zënë shpenzimet për ushqime në totalin e shpenzimeve të familjeve është 11.1%.

Pra në krahasim me një familje europiane, frigoriferi i një familje shqiptare do të dukej bosh pasi shpenzimet për ushqime zënë rreth 44.1% të totalit të shpenzimeve.

Pesha që shqiptarët shpenzojnë për ushqime është thuajse sa gjysma e totalit të shpenzimeve që ai kryen, apo rreth 4 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Në Bashkimin Europian, vendet me peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime ishin vendet e Europës Lindore dhe Qendrore.

Ndër vendet e Bashkimit Europian peshën më të lartë e kishte Rumania me 26.4% të totalit, e ndjekur nga Letonia me 20% dhe Estonia me 18.7%.

Vendet me peshën më të ulët në Europë për shpenzimet për ushqime janë Gjermania me 9.4%, Austria me 8.8%, Irlanda me 8.3%, Luksemburgu me 7.8% dhe Mbretëria e Bashkuar me 7.2%.

Në vendet me të ardhura të ulëta shpenzimet për ushqime zënë peshën më të madhe ndaj totalit të shpenzimeve të familjeve si shenjë e varfërisë.

Gjithashtu, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria është vendi me konsumin më të lartë të bukës dhe drithërat në Europë.

Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, I ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.3% dhe Maqedonia me 2.9%.

Listën e vijon sërish një vend i Ballkanit Perëndimor, Serbia, me 2.7%
Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0031149387359619