INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëshironi mos t'ju prishet lëkura dhe të mos mbani erë të keqe në stinën e verës? Ndiqni këto 6 këshilla!

Dëshironi mos t'ju prishet lëkura dhe të mos mbani erë të keqe në stinën e verës? Ndiqni këto 6 këshilla!

Publikuar më: 10:25 22-06-2018
Në stinën e verës shumica prej nesh ka probleme me lëkurën.
Temperaturat e larta, sipas intv.al ndikojnë në mënyra të ndryshme në varësi të llojit të lëkurës. Ja çfarë sugjerojnë ekspertët, këshillat që duhet të dini:
 1. Përdorni ushqimet e duhura
Ka shumë ushqime që janë të njohura  për potencialin e tyre antioksidant duke përfshirë portokallet, frutat e pyllit, qershitë, kumbullat dhe shegët.
 2. Hidratojeni lëkurën
Sapo të  zgjoheni në mëngjes do e ndjeni veten te hidratuar dhe plot me energji. Mos harroni te pini sa më shumë ujë. Do dukeni edhe të rinj gjithmonë.
 3. Përdorni larës specifik të fytyrës
Që produktet hidratuese të funksionojnë si duhet, patjetër duhet të keni larës të mirë të trupit dhe fytyrës. Mos përtoni!
 4. Pasi të mbaroni ndonjë aktivitet fizik, lahuni sa më shpejt
 Një nga gjërat që duhet të bëni pasi mbaroni ndonjë stërvitje fizike, është të bëni një dush në mënyrë që lëkura të marrë frymë dhe djera të mos bllokohet. 
 5. Mos harroni kremrat mbrojtës
 Njerëzit, sipas intv.al duhet patjetër të përdorin krem mbrojtës, sidomos gjatë stinës së verës. Rekomandohet të jetë edhe rezistent ndaj ujit.
6. Lajini rrobat më shpesh
Pasi e keni veshur njëherë diçka duhet ta lani. Mos harroni se në verë, aroma e trupit ndihet më shumë. Si pasojë mund të mbani edhe erë të keqe duke shqetësuar edhe njerëzit pranë jush.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0030670166015625