INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka më dyshime! Vin Veli konfirmon ndarjen nga Bora Zemani. Sqaron edhe statusin ‘‘Të dua shumë’’

Nuk ka më dyshime! Vin Veli konfirmon ndarjen nga Bora Zemani. Sqaron edhe statusin ‘‘Të dua shumë’’

Publikuar më: 20:40 14-12-2017

Mediat rozë publikuan pak kohë më parë lajmin se Bora Zemani dhe Vin Veli janë ndarë.

Për fat të keq, lajmet e ditëve të fundit se Dj dhe moderatorja e Digitalb janë ndarë, janë të vërteta. Megjithëse nuk kanë qenë zyrtarisht të martuar, Bora dhe Vini, pas shumë viteve bashkë, kanë vendosur të jetojnë të ndarë.

Sot, nga studio e “Rudina” Dj Vini konfirmoi hapur se lidhja e çiftit ka marrë fundit.

“Unë dua të jem i sinqertë. Jemi ndarë, si gjithë lidhjet që nisin mirë dhe nga rrethanat, koha, karriera, nuk na bëjnë që të ndihemi mirë për të vazhduar më tej.”-u shpreh DJ-i i njohur. Por, arsyet nuk kanë asnjë lidhje me tradhtinë, siç edhe është përfolur ditët e fundit. Për këtë pjesë, Vini tha se këto lajme nuk janë të vërteta: “Nuk ka asnjë tradhti…

Vin Veli rrëfeu se marrëdhëniet mes tij dhe Borës vijojnë të jenë të mira, kjo edhe për hir të djalit të tyre Arbor, i cili vetëm një ditë më parë festoi ditëlindjen e tij të tretë.

“Ne kemi marrëdhënie prap, nuk jemi ndarë me doreza boksi dhe ndoshta është më mirë kështu sepse po merremi vesh shumë mirë. Unë dhe Bora kemi qenë shumë të përkushtuar ndaj djalit, unë kam lënë edhe karrierën time pas dore dhe bëra një pauzë të shkurtër. Djali tani qëndron me të dy, sepse unë nuk rri dot pa e parë. Edhe kur jam nëpër udhëtime, ka pasur raste që jam kthyer vetëm për të, kështu e ndiej.”-rrëfeu DJ Vin Veli.

Por në mes të zhurmës për ndarjen e tyre, një gjest i DJ-it të njohur i bëri të gjithë të dyshonin se ai e kishte lënë pas historinë me Borën, për të nisur një tjetër lidhje. Këto dyshime u ngritën pasi Vin Veli dy ditë më parë, postoi në Instagram fjalinë “Të dua shumë”, të shkruar në gjuhën turke.

Por ai rrëfeu se në fakt deklarata e dashurisë ishte për djalin e  tij Arborin, i cili rishtazi ka festuar ditëlindjen e tij të tretë.

statusi_turqisht.jpg67667-640-0-5a32ad9f921b8.jpg67673-640-0-5a32ad9f9c8d0.pngbrenda.png

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922