INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Njihuni me qytetet me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje...[VIDEO]

Publikuar më: 15:18 22-01-2018

Aksidentet vijojnë të marrin shumë jetë njerëzish në vendin tonë. Shkaqet janë nga më të ndryshme sa infrastrukturore aq dhe nga gabime të vetë drejtuesve të mjeteve apo këmbësorëve. Në 2017 ka një ulje të numri i aksidenteve me 2.7% krahasuar me 2016, po të plagosurit dhe ata që kanë humbur jetën janë në shifra të larta. Në vitin 2017, numri i personave të plagosur nga aksidentet rrugore është 2.389. Krahasuar me numrin e personave të plagosur të vitit 2016 është ulur me 4.8 %.

Ndërsa 222 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në 2017, me një rënie prej 17.4% në raport me 2017. Sipas Instat, numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, që zë 27.9 % të numrit të aksidenteve rrugore. Tirana kryeson për numrin e të vdekurve nga aksidentet, me 54 të tillë në 2017-n.
I dyti është Fieri, me 29 vdekje, tre më shumë se në 2016. Rënie të ndjeshme ka shënuar Durrësi, nga 37 aksidente me vdekje, në 28 në vitin 2017.
Ndërsa Lezha vijon të mbetet një zonë ku ka probabilitet të madh që të bësh aksidente fatale, me 27 të tilla, e pandryshuar në krahasim me një vit më parë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146