INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i fundit i Aleksit, 33 vjeçarit, që nuk i mbijetoi dot alkoolizimit [FOTO}

Rrëfimi i fundit i Aleksit, 33 vjeçarit, që nuk i mbijetoi dot alkoolizimit [FOTO}

Publikuar më: 16:55 22-01-2018

Aleksi 2 vite më parë për “Zoom in”:

“Çdo ditë më lopatë po i bëja gropën vetës, tani që e kujtoj me vjen neveri nga vetja”.

aleksi.png
Pavarësisht kësaj bindje Aleksi, personazhi i dokumentarit “Zoom In” në IN Tv, e humbi betejën e tij me alkoolin por dhe me jetën. Vetëm 33 vjeçar Aleksi u nda nga jeta rreth një muaj më parë duke u dorëzuar kështu pasojave që i la alkoolizimi i trupit. Në intervistën për “Zoom in”, rreth dy vite më parë Aleksi rrëfeu jo vetëm rrugën se si u bë alkoolist por dhe zotimin e tij për tu përballur dhe fituar betejën me alkoolin.
Por sot, e fejuara e tij franceze Cecilia, rrëfen me lot në sy për IN TV se edhe pse Aleksi kishte 2 vite që nuk merrte asnjë gotë alkool pasojat e përdorimit të alkoolit për disa vite me radhe, i mori jetën.
Cecilia:
“Kishte 1 vit e gjysmë në spital në Tiranë. Kishte bërë dy ndërhyrje por nuk ia doli”. 
Ata ishin të dashuruar dhe të fejuar prej 5 vitesh, e kishin vendosur që të martoheshin këtë vit. Cecilia kishte ardhur në Shqipëri që të merrte me vete të fejuarin e saj, me qëllim që ai të nisej drejt Francës e të merrte një shërbim më të specializuar. 
Cecilia: 
“Unë kisha ardhur në dhjetor që të bënim celebrimin e martesës. 2 ditë përpara celebrimit Aleksi na la. Donim të bënim celebrimin dhe të vinte në Francë që të kurohej”.
Cecilia i ka qëndruar për 5 vite afër të dashurit të saj, ndërsa për të rinjtë ajo apelon që mos ta shikojnë alkoolin si argëtim, por të heqin dorë sa më parë prej tij. Ndërsa për ata që janë pjesë e këtij grupimi, Cecilia apelon që familjarët e tyre ti qëndrojnë pranë dhe ti ndihmojnë që të dalin nga kjo situatë e rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041