INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Naftëtarët përplasen me Ramën. Kryeministri detyrohet të mbyll komunikimin live

Naftëtarët përplasen me Ramën. Kryeministri detyrohet të mbyll komunikimin live

Publikuar më: 17:09 22-01-2018

Edi Rama:
“Mos u bëj si Flamuri”.
Naftëtarët:
“Zoti Kryeministër ne e kemi nga halli, jemi pa bukë”
Ka përfunduar në këtë mënyrë interpelanca e zhvilluar mes kryeministrit, ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri me naftëtarët e rafinerisë së Ballshit dhe të Fierit. Shefi i ekzekutivit ka zgjedhur këtë mënyrë për të diskutuar me qytetaret për hallet qe ata kane. Përgjatë 1 orë bashkëbisedim tensioni mes naftëtarëve dhe qeverisë ishte i lartë, aq sa detyroi kryeministrin të mbyllë interpelancën.
Naftëtarët dhe kryeministri Rama u përplasën edhe për çështjen e privatizimin e ARMO.
Naftëtarët
“ARMO është aty, Taçi ai është pronar”
Edi Rama:
“Pronar i ARMOS është banka nuk është shteti e as ai që e privatizoi”.
Edi Rama ka zgjedhur që të refuzojë protestën e naftëtarëve, pasi sipas tij zgjidhja vjen vetëm përmes dialogut me qeverinë.
Edi Rama:
nuk zgjidhen çështjet duke u nisur ën këmbë drejt Tiranës, kjo zgjidhet duke dialoguar dhe bashkëpunuar me qeverinë”.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146