INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëz ky është versioni më i saktë! Këto janë 10 cilësitë e meshkujve që ua heqin trurin femrave

Njerëz ky është versioni më i saktë! Këto janë 10 cilësitë e meshkujve që ua heqin trurin femrave

Publikuar më: 16:24 30-10-2017

Ndonjëherë është shumë e vështirë që ta bësh një femër për vetë, ndonëse nuk jemi tipi që ata duan pavarësisht të gjithave. Por mos u mërzisni këshillat e mëposhtme do iu ndihmojnë shumë.

Më poshtë do të shikoni të listuara 10 cilësitë që duhet të keni për të bërë një femër për vete.

1. Të qenurit burrërorë

Burrëria është një kombinim i cilësive si forca, bujaria, kuraja dhe fisnikëria. Ky kombinim i bën meshkujt e parezistueshëm.

2. Sensi i humorit

Një sens i mirë humori për femrat përkthehet si nivel i lartë inteligjence.

 3. Vendosmëria dhe energjia

Një burrë i vërtetë është ai që di të marrë vendime dhe femrat marrosen për këtë veçori. Por të qenurit ‘të fjetur’ dhe dembelë nuk do t’ju japë pikë.

4. Të qenurit romantik

Asnjë femër nuk i reziston dot një mashkulli që di si të jetë romantik.

5. Të qenurit i veçantë

Gjeste të caktuara unike që e dallojnë një mashkull nga të tjerët e bëjnë atë special në sytë e një femre.

6. Besimi

Asnjë femër nuk e di nëse një lidhje do të zgjasë përgjithmonë, por të kesh besim tek një mashkull dhe të dish që mund të mbështetesh tek ai, për to është thelbësore.

7. Mirëkuptimi

Një mashkull që të kupton pa qenë nevoja të flasësh shumë për një femër është një thesar.

8. Edukata

Një nga cilësitë më të kërkuara tek meshkujt është pikërisht kjo.

9. T’i vijë doresh për gjërat në shtëpi

Meshkujt që janë të aftë në punët e shtëpisë, që nga larja e pjatave e deri tek rregullimi i lavamanit, janë lloji i mashkullit që çdo femër do e donte.

10 . Inteligjenca

Nuk bëhet fjalë për koeficentin e inteligjencës, por të qenurit në përgjithësi njeri i mençur dhe që merr vendime të mira ju bën të dukeni perfektë në sytë e një femre.

Burimi: Bright Side

Article Logic
Execution time: 0.0039200782775879