INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor, një fillim jave i mbarë për këto shenja, mos e humbisni

Horoskopi ditor, një fillim jave i mbarë për këto shenja, mos e humbisni

Publikuar më: 15:21 30-10-2017

Horoskopi sot.

Dashi –Kohët e fundit keni pasur shumë probleme me partnerin dhe ky është momenti që të sheshoni debatet. Niseni javën duke falur dashuri dhe buzëqeshje. Beqarët do të ndihen rehat me veten dhe do të shijojnë çdo mundësi që iu ofrohet. 

Demi- Keni shumë punë për të bërë, prandaj fokusohuni tek projektet. Pasditen e keni të lirë dhe mund t’i kushtoni të gjithë kohës partnerit tuaj. Beqarët do dinë si ta bëjnë për vete personin që prej kohësh e pëlqejnë.

Binjakët –Ka ardhur koha që të sqaroheni më partnerin lidhur me marrëdhënien tuaj, pasi disa gjëra duhet ë jenë të qarta. Beqarët janë duke njohur një njeri shumë interesant dhe gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt.

Gaforrja – Sot familja ka nevojë për mbështetjen tuaj. Mos e neglizhoni edhe pse jeni të zënë me punë. Beqarët janë duke kaluar një fazë të vështirë, por gjërat do të ndryshojnë.

Luani – Ka ardhur koha të ndryshoni qëndrim për sa i përket partneres. Jo gjithmonë gjërat dalin sipas planeve. Beqarët  janë në kërkim të partnerit, por ky nuk është momenti i duhur.

Virgjëresha –Bëni kujdes me sjelljen, pasi persona përkrah jush do të ofendohen edhe pse gjithçka do të ndodhë pa tendencë. Mos u tregoni egoistë, por mendoi dhe për partneren. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara kur bëhet fjalë për të ardhmen sepse mund të lëndohen, shkruan tv klan.

Peshorja-  Një person që ishte zhdukur prej vitesh do të shfaqet përballe jush. Silluni me maturi dhe mos u nxitoni, pasi do të pendoheni. Për beqarët situata do të jetë në favorin e tyre.

Akrepi –Ka ardhur koha që të jepni llogari, pasi marrëdhënia është reciproke. Nuk mund të bëni rolin e të paprekshmit dhe arrogantit. Nëse doni që lidhja të funksionojë duhet të jetë e hapur. Beqarët nuk do duan aspak të bëjnë ndryshime sepse ndihen shumë mirë me jetën që kanë.

Shigjetari – Fillimi i javës do t’ju zhysë në punë dhe e gjitha dita do të kalojë duke menduar vetëm për projekte. Në darkë  do të merrni një lajm të mirë nga partneri. Beqarët do përballen me persona interesante dhe lozonjarë.

Bricjapi – Më në fund ëndrra juaj do të bëhet realitet. Sot do të merrni lajmin që prej shumë kohësh ishit duke e pritur. Shijojeni të gjithë këtë gëzim. Beqarët duhet të bëjnë kujdes me vendimet që do të marrin.

Ujori –Lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe mos kërkoni asnjë gjë me ngut. Çdo dëshirë e juaja lidhur me partnerin do të marrë jetë, nëse tregoheni të duruar. Beqarët me shumë mundësi do takojnë personin që kanë ëndërruar prej kohësh.

Peshqit –Është koha të luftoni për gjërat që doni dhe nuk mund të jetoni dot pa to. Partneri është gjithmonë duke ju mbështetur. Beqarët duhet të tregohen më realistë nëse duan të ndryshojnë statusin.

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203