INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vajzë fantastike! Rihanna i kushton një dedikim emocionues të ëmës për ditëlindje[FOTO]

Një vajzë fantastike! Rihanna i kushton një dedikim emocionues të ëmës për ditëlindje[FOTO]

Publikuar më: 09:08 21-02-2018

Ylli i skenave botërore, Rihanna, ashtu siç e pamë ditën e djeshme e ka kaluar festën e ditëlindjes në një mori urimesh pasi ajo ka mbushur plot 30 vjet.

Por jo vetëm ka marrë urime, këngëtarja ka postuar në Instagram një fotografi kur ishte foshnje dhe ka shkruar një mesazh të gjatë e shumë prekës dedikuar nënës së saj.

“10,958 ditë më parë, Monica Fenty(nëna e Rihannës) u bë nënë për herë të parë me një vajzë të vetmen! Sot është po aq ditëlindja jote sa është e imja! Të dua nënë! Faleminderit që je kujdesur për mua, që më ke lind, që më rrite, që më mbështete, që më mësove dhe që më doje pa asnjë kusht! Gruaja që unë jam sot është për shkak të gjithçkaje që je ti! Falënderoj Zotin që ka bërë një përzgjedhje të përsosur që ti të bëheshe nëna ime kur Ai ta dërgoi ty shpirtin tim! Ti je më e mira! Faleminderit!”, ishte mesazhi prekës i Rihannës.

ase4t_w34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881